32 VJET “NË AMBASADA”/ META KUJTON 2 KORRIKUN ’90:  LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN/ KOHA TË NDËRTOJMË EUROPËN NË SHQIPËRI, ËSHTË TANI!

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përkujtoi ngjarjen e ambasadave, në 32-vjetorin e saj, një prej momenteve historike, që i parapriu rënies së diktaturës komuniste 45-vjeçare. Përmes një postimi në faqen e tij në fb, kreu i shtetit shpreh mirënjohjen për të gjithë ata qytetarë që guxuan të sfidojnë terrorin e kuq, dhe të mësynë portat e Europës, duke u futur në territoret e ambasadave perëndimore në Tiranë.

“LIRIA NDËRTOHET MBI GUXIMIN”, shkruan  meta.

“Mirënjohje Ylli Bodinakut dhe të gjithë shqiptarëve, që në emër të lirisë, demokracisë dhe të një Shqipërie si gjithë Europa, thyen me heroizëm më 2 korrik 1990 izolimin e diktaturës për t’i dhënë vendit një drejtim të ri dhe të pakthyeshëm” thihet në mesazhin përkujtimor.  Rrugëtimi drejt Europës që nisi me guximin për të rrëzuar murin e Ambasadës Gjermane duhet përshpejtuar me vendosmërinë për të shkuar drejt anëtarësimit të plotë në BE. Ndërtimi i një të ardhmeje shumë herë më të mirë se tre dekadat që kaluan pas “Ngjarjeve të Ambasadave” garantohet vetëm nëse zbatojmë në mënyrë të vendosur reformat e kërkuara, rikthejmë llogaridhënien në çdo nivel dhe dëgjojmë zërin e qytetarëve nëpërmjet referendumeve: shprehet Meta, teska shton se:  “Që kjo rrugë të jetë e shpejtë, është vetëm në dorën tonë!” …”Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri, është tani!”, e mbyll mesazhin presidenti.

%d bloggers like this: