Osmani – kancelarit Scholz: Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit!

Presidentja e Kosovës është takuar sot në Bruksel, me liderë të vendeve të BE në Samitin që po mbahet me vendet që aspirojnë anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit!” shkroi Osmani në Fb duke dërguar kështu edhe një mesazh.

Më herët, Osmani u takua me Presidentin e Francës, Macron dhe krerët e institucioneve të BE-së.

%d bloggers like this: