Berisha: Protesta e 7 korrikut do të jetë më e madhja që kemi organizuar ndonjëherë

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se protesta e 7 korrikut do jetë më e madhja që PD ka organizuar.

Në një takim me gra të LDGSH-së, Berisha tha se qëndrimi i demokratëve, krahas Parlamentit do të jetë protesta kundër regjimit monist të Edi Ramës.

Shpallëm datën 7 korrik si protestë kombëtare. E shpallëm këtë datë sepse konstatonim se pakënaqësia është shumë e madhe ndaj kësaj qeverie dhe në rast se do ta shtynim protestën për një kohë optimale, në fakt do thellohej dëshpërimi tek njerëzit.

Nuk e kemi të fshehur, por të hapur. Qëndrimi ynë, platforma jonë krahas parlamentit dhe formave të tjera do jetë protesta, protesta dhe vetëm protesta.

Protestën e datës 7 korrik e kemi preludin dhe do bëjmë gjithçka për një protestë më të madhen që mund të kemi organizuar. E kemi preludin e sezonit të protestave kundër regjimit monist të Edi Ramës”, tha Berisha.

 

%d bloggers like this: