Berisha denoncon në Kuvend: Prej 30 ditësh në spitale mungon insulina

Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar në Kuvend problematikat në shëndetësi, konkretisht mungesën e insulinës prej 30 ditësh.

Ai ka lexuar mesazhin e një të sëmuri me diabet dhe reagoi ashpër ndaj qeverisë.

Berisha tha se Rama është një “Gedaf” dhe u bëri thirrje ministrave dhe deputetëve socialistë që të mos ndjekin shembullin e adhuruesve të ish-diktatorit të Libisë në lidhje me kryeministrin.

“Po ju lexoj mesazhin e një të sëmuri diabetik që ë thotë informoni zonjat që flasin se prej 30 ditëve nuk gjendet në farmaci asnjë nga insulinat e përcaktuar dhe jemi me qindra të sëmurë diabetik pa insulinë. Kjo është e qartë se vetëm vidhet, por kam dy përgjigje, lidhur me vizitën e ish ministrit të jashtëm në Libi dhe takimin me Gedaf është ai që më tha se çadra e tij rrethohen nga 12 gra. Ai më informoi se siç i thotë Milva , ata i thoni Gedafit ylli i Saharasë, ndaj mendoj që të mos ndiqni shembullin e tyre sepse ato ai i mbante për funksione mbrojtëse dhe ju keni detyra para qytetarëve dhe jo para atij… Ti i thua brend, ajo i thoshte ylli i Saharasë. Unë nuk them se ky është Gedaf, por nuk është për tu bërë brend.”, tha Berisha.

 

%d bloggers like this: