U SHTY ME DY ORË PREJ KËRKESAVE TË SHUMTA, PËRFUNDON PROCESI I VOTIMIT PËR KREUN E RI TË PD

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.

Duke filluar që nga ora 08:00 e kësaj të diele, demokratët votuan nnë 108 qendra votimi në të gjitha qarqet e vendit, për të zgjedhur kreun e tyre të ri.

Fillimisht ishte parashikuar që procesi të përfundonte në orën 18:00, por për shkak të kërkesave të shumta u shty me dy orë.

Në garë në këto zgjedhje janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i PD-së në Kukës Ibsen Elezi.

 

%d bloggers like this: