Deri në orën 17:00 kanë votuar në zgjedhjet për kreun e ri të PD, plot 39 184 anëtarë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka njoftuar shifrat, ndërsa bën thirrje që ata që nuk kanë votuar ende, të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD.
Kujtojmë që procesi i votimit mbyllet në orën 20:00, nga 18:00 që ishte planifikuar fillimisht, për shkak të kërkesave të shumta për shtyrjen e orarit.
Njoftimi:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 17.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkengjitur.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD që ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm në historinë e PD, në procesin e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.