SVP, SUPERMARKET VRASJESH, NDËRTUAR NGA MAFIA

Nga Basir Çollaku

Shqipëria është një katrahurë kriminale, ku politika është kontaminuar ekstremisht keq, duke shkërmoqur liritë, sigurinë për jetën, biznesin e shumëçka tjetër. Pushteti sot, fatkeqësisht gjendet nën varësinë e theksuar të të jashtligjshmes. Ndrangheta, Sacra Corona, Cosa Nostra e shumë organizata ndërkombëtare mafioze, kanë zgjatuar vetveten në Shqipëri. Këtu kanë gjetur strehë dhe ortakëri në zyra publike, në sistemin e drejtësisë, policisë, administratës qeveritare, bashkive dhe politikës. Vendi ynë është bërë një ishull me fasoneri kriminale, është keqpushtuar. Ngjarjet e fundit të rrëfimeve të të penduarve të drejtësisë, dëshmojnë të vërteta, shpërthimi i të cilave edhe përse shpeshherë i kontrolluar, në shumicën e rasteve ka dalë jashtë kontrollit.

Pas dëshmisë së të penduarit Adriatik Coli, shtatë vite më parë, pas krijimit të Prokurorisë për Kime të Rënda, ndaj bandës së Durrësit, që dërgoi pas hekurave 16 të pandehur, dëshmitë nën pendesë të Nuredin Dumanit dhe Luftar Reçit, janë seriali me telashe të forta. Afër 40 të akuzuar, hetuar, pandehur, pjesërisht dënuar, do të përballen me luftën e brendshme mes bandave, duke lënë shtegun hapur se, bizneset miliona dollarëshe, kanë nga pas politikë, qeveri, bashki, drejtësi, kanë pushtet. Mafia dhe qeveria kur nuk janë kundër njëra-tjetrës. Ndajnë territorin bashkë, zyrat dhe bereqetin gjithashtu. Luftar Reçi dërgoi disa persona në qeli, hetimi i të cilëve vijon. Por dëshmia e tij, nuk është konsideruar e plotë. Ymer Lala, ndryshe Korab Lala, është një ndër të akuzuarit kryesor të tij, për porosi vrasjeje dhe SPAK, e ka lënë mënjanë, si të papërfillshme kallzimin. Madje në 22 pyetjet drejtuar në marrjen e dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme, pak muaj më parë, nuk gjendet asnjë pyetje rreth akuzës së bërë nga Reçi, për porosinë e vrasjes së Maks Lalës. Biznesmenë emërmëdhenj në Elbasan dhe qytete të tjera në Tiranë e Durrës, janë shënjestër e rrëfimit të tij, por sërish prokuroria e Posaçme ka ngecur, ndoshta për arsye provash, apo trysnia e madhe e dosjeve, pasi aktorët janë ekstremisht të fortë në fijet politike dhe shumë të pasur. Dumani me deklarimet e pjeshme të deritanishmei sjell “SVP”, SUPERMARKETIN E VRSJEVE ME POROSI. “Më dhanë 200 mijë, gjeta dikë më lirë a dikë me pagesë më të vogël, derisa gjetëm dikë që e bënte badihava”. Viktima ekzekutohej, vrasësit ndanin paratë, porositësi vijonte biznesin, politikanët bënin sehir, bashkë më drejtësinë e trullosur. Besian Xhixha, një i prangosur i papenduar, mik i vjetër armësh me të penduarin Dumani, rebelohet në sallën e gjyqit, ndaj skemës së dosjes dhe flet pa e peshuar aspak deklarimin. Janë bërë 12 vrasje, ai po tregon vetëm katër dhe lista e çmimeve pëson ndryshime dhe pasurime me emra e tarifa. Ai, thotë Xhixha duke folur për Dumanin, na ka thënë se ka lidhje me ministra, deputetë e prokurorë. Dikush në Prokurorinë e Posaçme ka shfrytëzuar çështjen edhe për interesa të tjera. Doloresa Musabelliu, prokurorja e SPAK, ndër të tjera në konferencën për mediet rreth dëshmisë së Dumanit, përmendi dosjen MËMË. Lehtësisht dihet se dhe krimet e Dumanit, Xhixhajt, Hoxhës, gjithë vrasësve të arrestuar e të tjerëve në kërkim, gjendeshin në dosjet e Krimeve të Rënda dhe me provat e duhura, përveç rrëfimit të Nuredinit pas arrestimit. “Ai i telefonoi policisë kur u plagos”, shkruhet diku mediatikisht. Interesante ! Vrasësi ka vendosur të flasë. U lajmëruan porositësit se dikush ka hapur thesin para prokurorëve. Ikën dhe u fshehën. Nisën skedinat të plotësohen 1X2 nga prokurorë, gjyqtarë e qeveritarë. Të tjerë vrasës porosimarrës janë jashtë. Shenjestra të tjera janë jashtë. Lista e çmimeve korrektohet, por lehtësia e ekzekutimeve është tronditëse. Ata nuk duan t’ia dinë kush dhe ku është. Mbarojnë punë dhe ikin. Dosjet mbeten pa autor. Vetëm kur aksidentet mbajnë në grackë vrasësit e këta flasin, ndodh diçka. Përkohësisht. Pokeri luhet mës palëve. Bizneset i kanë bashkë me pushtetarë e politikanë. Të gjithë janë të trembur. Për të dalë nga kjo kënetë, qeverisë i duhet një kryespakist i bindur. Kraja me gjithë skepticizmin e të shkuarën, nuk u rreshtua aty ku dëshiron Edi Rama. Dumani si një zgjedhje e mire, është sulmuar si herën e parë për një foto të shkujdesur, por pa rëndësi fare për detyrën, me ministron aktual Mania dhe po sulmohet sërish, sepse ata e dinë. Me të nuk merresh ! Siç thonë sekserët rreth drejtësisë, ai nuk ha pykë, ndaj kanë bërë gati dikë tjetër një plastelinë, siç e duan. I kanë dhënë fjalën dhe ai u ka dorëzuar bindjen Duroni. Çudia më e madhe tre muaj zgjat. Ndërkohë vrasjet do të vazhdojnë. Marketi qëndron hapur. Porosi të tjera mund të kenë mbërritur. Mafia punon dhe mban peng qeverinë dhe tërë sistemin ende.  Ambasadorët nuk e rruajnë për këtë shfaqje. Kanë Ramën dhe Veliajn përfaqësues të punëve të zeza, gri dhe të bardha. Kullat hedhin shtat, paratë pastrohen, droga eksportohet dhe importohet.

%d bloggers like this: