PROTESTË PËR BUTRINTIN PARA KUVENDIT: NË KRYE TË PROJEKTIT QËNDRON NJË ANTI-SHQIPTAR

Kuvendi sot diskuton projekt ligjin për Parkun e Butrinit, një nga aferat e radhës kriminale të qeverisë, që ka hasur në kundërshti të shumta.

Teksa ka filluar seanca plenare, qytetarët dhe shoqëria civile po protestojnë para Kuvendit që të anulohet projekt ligj.

Ish- drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe ka deklaruar se specialistët nuk janë pyetur për këtë çështje. Baçe tha se në krye të këtij projekti qëndron një anti-shqiptar dhe se ky plan është qesharak.

Në shtëpinë tonë ne do jemi mysafirë. Fitimi i kalon fondacionit dhe jo shqiptarëve”, tha ai.

Ndërkohë, ambientalisti Sazan Guri është shprehur se do të shkojnë deri në Gjykatë në mënyrë që ky projet ligj të mos miratohet.

‘Do protestojmë me forcë, ne Butrintin do ta mbrojmë me të gjitha mjetet. Ne jemi përgatitur për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese. Do t’i drejtohemi Gjykatës së Shkallës së parë për të bërë ndalimin.  Nesër në orën 11:00 mblidhet akademia e Shqipërisë, e cila ende nuk është shprehur. I bëjmë thirrje Metës që të mos e dekretojë ligjin’, tha Guri..

 

%d bloggers like this: