Procesi i votimit për kryetar të Partisë Demokratike është shtyrë deri në orën 20:00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka marrë këtë vendim pas pjesëmarrjes së lartë, për t’i lënë mundësinë çdo anëtari që të votojë për zgjedhjen e kreut të ri të PD.
Deri në orën 15:00 pjesëmarrja sipas qarqeve ka qenë në total 31 950
Njoftimi:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin “një anëtar një votë”.