Deputeti demokrat Eno Bozdo ka thënë se PD do të jetë një parti e vërtetë opozitare, me në krye Berishën si njeriut e duhur për ta drejtuar.
Bozdo foli edhe për negociatat për Presidentin e rid he tha se individë që duan të bëhen protagonist ulen në tryezë me Ramën, po rata nuk mund të ulin emrin e PD.
“Fitorja matet me sasinë e atyre që votojnë, kështu ndodh edhe me zgjedhjet në Shqipëri. Është shumë e vështirë të kuptosh kush është anëtarësia e PD, pas gjithë përçarjeve, maksimalisht pas një muaj do të lista më të qarta të anëtarësisë.
Do të jetë një parti opozitare e vërtet. Problemi që kemi patur me Bashën ka qenë sepse kishte perceptimi se kauzat opozitare devijoheshin, në mos shiteshin. Nuk kemi ditur t’i bënim presionin e duhur pushtetit që kemi përballë, për këtë arsyeje kemi patur humbje seriale, qoftë edhe për gabimet tona. Demokratët kanë zgjedhur Berishën, si njeriun për ta drejtuar, do të jetë opozitë shumë më efektive, dhe kjo do të ndihet shpejt.
Në të gjithë traditën politike, është grupi parlamentar që i bindet PD-së, dhe jo partia që i bindet grupit, ka një rezolutë që qartëson qëndrimi tone. Nuk kemi refuzuar kurrë të marrim pjesë por duke qenë se është një proces farsë i ka bërë thirrje të gjithë të vetëpërmbahen. Por nuk ka ndodhur kështu.
Disa individë me protagonizëm të sëmurë janë ulur në tavolinë me Edi Ramën për të kuptuar që ai nuk ka ndryshuar. Sot kanë deklaruar se rikthehen në tavolinë me kushtet e tyre. Kjo është e turpshme, dhe nuk mund të ulin emrin e PD-së. PD nuk do të bëhet më kurrë ´lolo” e Edi Ramës. Ai e ka në kokë emrin e presidentit, e ka mbyllur këtë punë. T’i shkosh mbrapa do të thotë o të jesh kretin politik, ose të kesh një hall shumë të madh”, tha Bozdo në A2.