NË SOLIDARITET ME UKRAINËN, LITUANIA NDALON IMPORTET E ENERGJISË RUSE

Lituania nga sot nuk importon më energji nga Rusia.

Ministri i saj i Energjisë tha se blerjet e gazit, naftës dhe energjisë elektrike nga Moska po ndaleshin për të treguar solidaritet me Ukrainën – dhe për të shkurtuar fondet për “makinerinë ruse të luftës”.

Ai tha se shpreson se kërkesat për energji elektrike mund të plotësoheshin nëpërmjet prodhimit vendor të energjisë së gjelbër.

Lituania, një ish-shtet sovjetik dhe një anëtar i NATO-s, është një aleat i fortë i Ukrainës.

Pavarësisht pushtimit të Ukrainës, Rusia vazhdon të sigurojë karburant për shumë vende evropiane.

Megjithatë, furnizimi me gaz i Finlandës u ndërpre dje pasi ajo refuzoi kërkesën e Moskës për të paguar në rubla.

%d bloggers like this: