KRYETARI I PD, SALI BERISHA FLET PAS FITORES: U KRYE!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur nga selia blu pasi u rikthye edhe njëherë të udhëheqë demokratët.

Ai shprehu mirënjohjen për anëtarët që e votuan dhe e quajti procesin të mrekullueshëm.

“U krye! 31 vite më parë në vendin tonë, James Bakr do t’ju thoshte që ju tashmë jeni të lirë që të zgjidhni kryetarin e vendin tuaj. Por ju e bëtë historinë një proces të mrekullueshëm. Ndaj dhe mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre, kam një mirënjohje të pakufishme për të gjithë ata anëtare dhe anëtarë që sot këtë ditë 22 maji, lanë të gjitha obligimet dhe votuan për të zgjedhur si qytetar të lirë, kreytarin e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

%d bloggers like this: