BERISHA MBËSHTET PROTESTUESIT PËR ÇËSHTJEN E BUTRINTIT: DO PËRDOR ZËRIN TIM KUNDËR KËTIJ PROJEKTI KORRUPTIV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka takuar protestuesit që kanë ngritur zërin kundër projekt ligjit të qeverisë për Butrintin.

Ai premtoi mbështetje dhe theksoi se Rama nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave.

“Mbrojtja e Butrintit imperativ për çdo shqiptar. E garantoj Edi Ramën se nuk mund të sillet me Butrintin si të ishte plaçkë e Kolekave, ajo është pronë e shqiptarëve. Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim kanë parashtruar programin e një akti korruptiv të pashembullt”, tha Berisha.

Ish-kryeministri garantoi se do të përdorë zërin e tij kundër këtij projekti, që shkatërron një pasuri të Shqipërisë.

“Unë e ndjek me vëmendje dhe do përdor zërin tim kundër këtij projekti korruptiv në Shqipëri dhe Europë. Shkatërrimtar për një pasuri përrallore të kombit shqiptar”, tha Berisha.

 

%d bloggers like this: