Tronditet Mali i Zi/ Alarm për bomba në shkollat fillore, ndërpritet mësimi

Një alarm për 41 bomba në shkollat fillore ka çuar në pezullimin e mësimit në gjithë Malin e Zi.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit Bojan Knezeviç e ka bërë të ditur lajmin, duke thënë se ministria është vendosur në gatishmëri.

Nëpër shkolla ndodhen forcat policore dhe po kryhen kontrolle. Deri tani është bërë e ditur se nuk ka mjete shpërthyese në shkollat e Rozhajës.

Në mëngjes janë evakuuar shkollat në Podgoricë, Nikshiq, Tivar, Berane, Bijelo Polje, Kolasin, Herceg Novi, Budva, Cetinje, Andrijevicë, Ulqin, Kotor, Rozhajë, ndërsa raporte për bombë ka pasur dhe në Komunën dhe në gjykatën e Tivarit.

“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do marrim hak, do vijmë në shkollë. Ne do të vrasim këdo. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”, ka qenë mesazhi që kanë marrë një numër i madh shkollash fillore në Mal të Zi.
Knezheviq foli për Radio Televizionin Shtetëror të Malit të Zi, ku bëri të ditur se për shkak të panikut, Ministria ka marrë vendim që ditën e sotme të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat në Mal të Zi.

“Ministria e Arsimit ka informacione se 41 shkolla kanë marrë njoftim për bombë dhe në ato shkolla është ndërprerë mësimi. Jemi në kontakt me Policinë nga e cila presim vlerësimin e situatës dhe do të njoftojmë pas kësaj”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit.

%d bloggers like this: