Kokalari flet në Kuvend: Nëse Trump do të ishte ende në president, Berisha nuk do të ishte non-grata

Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit, Evi Kokalari ka deklaruar se Shqipërisë nuk mund t’i ipmonohen elementë të huaj e nuk duhet të abuzohet deri në pikën kur “miqve problematikë u duhet treguar vendi”.

Në fjalën e saj para Kuvendit Kombëtar, Kokalari tha se tentativat për të cenuar opozitën e një vendi mikpritës të Amerikës, janë kundër parimeve të pluralizmit.

Ndër të tjera, Kokalari deklaroi se nëse president i SHBA-ve do të ishte ende Donald Trump, ish-kryeministri Berisha nuk do të ishte shpallur non-grata dhe Shqipëria nuk do ishte në kaosin politik aktual.

“Urime Rithemelimit që kanë bërë një punë fantastike dhe shumë demokratë që më kanë mikëpritur.

Prezantoj fëmijët tuaj në emigracion, Shqipëria është një shtet Sovran dhe i tillë do të mbetet dhe nuk mund të cenohet nga persona që fokusohen te karriera e Bashës. Ai u kontrollua dhe u këshillua për vetvrasjes politike. Vendit tonë nuk mund t’u imponohen element të huaj, ne jemi njerëz të besës dhe Kanunit, është vend i Gjergj Kastriotit. Ka raste kur abuzohet deri në pikën kur ne miqve problematikë duhet tu tregojmë vendin.

Gjatë gjithë procesit kuptova se po prekeshin interesat e vendit tim, besnikëria jonë i përket Amerikës dhe jo interesave të veçanta. Ne jemi betuar se do mbrojmë SHBA nga armiq si Soros.

Çdo tentativë për të cenuar opozitën e një vendi mikpritës të Amerikës është kundër parimeve të pluralizmit. Këshilli sot ka një detyrë, të mbajë premtimet, pë r ata që më kanë akuzuar për dhënie karrigesh e poste, jam elektron i lirë dhe nuk do jem pjesë as e Këshillit as e Kryesisë së PD-së.
Nëse nuk tërhiqni intelektualë dhe njerëz të respektuar në parti si këtu dhe në parti nuk do të shohim asnjëherë rezultate.

Nëse Trump do të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë Berisha nuk do të ishte non grata, lufta në Ukrainë nuk do të kishte ndodhur dhe Shqipëria nuk do të gjendej në këtë kaos politik”, tha Kokalari.

 

%d bloggers like this: