Berisha: Vetëm një opozitë e vërtetë mund të qëndrojë përballë diktaturës

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka quajtur një arritje historike zgjedhjet që Partia Demokratike po mban për kryetarët e degëve në të gjitëh vendin.

Ai foli për mediat pasi hodhi votën e tij për kreun e degës numër 2 në Tiranë dhe tha se ky është procesi më demokratik që do të qëndrojë në themelet e Rithemelimit të PD.

Në fjalën e tij Berisha tha se asgjë nuk mund ta pengojë PD-në në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe zhvillimi i sotëm dëshmon pikërisht këtë.

“Të 14 degëve të PD që firmosën sot me votën e tyre kryetarin e ardhshëm të degës së PD dhe njëherazi fundin e kryetarokracisë në PD. Vendimarrjen me votën e lirë të anëtarëve të kësaj partie. Kjo është një arritje historike, e panjohur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë. Ky është procesi më demokratik i cili do të qëndrojë gjithnjë në themelet e rithemelimit në PD si një forcë e fuqishme konservatore. Këto demokratë firmosin sot me votën e tyre opozitën e vërtetë shqiptare, kusht i të gjitha kushteve për një shoqëri të lirë. Ky është oguri i parë jo vetëm për Partinë Demokratike por për mbarë shoqërinë shqiptare. Vetëm një opozitë e vërtetët mund të qëndroj përballë një narko-shteti dhe kësaj diktature. Vetëm një opozitë e vërtetë ka të gjitha shanset për të ngjitur PD në një forcë politike fitimtare, ndaj urime të përzemërta për demokratët që votuan javën e kaluar dhe këtë javë për kryetarët e degëve të PD-së. Asgjë nuk mund të pengojë PD në rrugën e saj si forcë politike e vërtetë opozitare dhe zhvillimi i sotëm e dëshmon këtë gjë”, tha Berisha.

 

%d bloggers like this: