Zgjedhjet e 6 marsit/ Kë do rregjistojë KQZ, Berishën apo Bashën? Përgjigjet Celibashi

Komisioneri shtetëror, Ilirian Celibashi, doli këtë të premet në një konferencë për mediet, ku dha informacione teknike lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kosto e së cilabe shko  180 mln lekë.  Zgjedhës të regjistruar kanë qenë 258633. Në total janë 13 KZAZ, 940 QV në të cilat do të votohet më 6 mars.Janë rreth 180 mln lekë kostoja e këtyre zgjedhjeve. Po punojmë që dhe për këto zgjedhje të aplikohet sistemi elektronik i identifikimit të zgjedhësve”

Po ashtu, Celibashi u shpreh se për bashkinë e Vorës, po diskutohet me partitë politike për të aplikuar votimin elektronik. “Në konsultim me partitë do vendosim në lidhje me aplikimin e votimit elektronik në Vorë. Qëllimi ynë është që ta aplikojmë sistemin e votimit elektronik edhe në zgjedhjet e bashkisë Vorë. Por do ta konsultojmë me partitë politike, por nuk shoh ndonjë pengesë për ta bërë. Sot apo maksimumi nesër para dreke do kalojmë aktet me përcaktimin e afateve për regjistrimin e subjekteve zgjedhore.

Kryetari i komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shprehet se për zgjedhjet e pjesshme lokale, mund të regjistrohen të gjitha ato parti që plotësojnë kushtet sipas ligjit.I pyetur se kë do të regjistrojë KQZ në zgjedhjet e pjesshme lokale, Komisionin e Rithemelimit të Sali Berishës apo Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, Celibashi  tha se subjektet që duan të regjistrohen, do të duhet të dorëzojnë një vendim nga gjykata ku përfshihet emri i partisë politike dhe organet drejtuese. sinkk “Partia Politike që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor, duhet të paraqesë diosa dokumente, ku dhe një vendim nga Gjykata e Tiranës për partinë politike, emrin, organet drejtuese, organet kompetente për marrëdhëniet me të tretët. Nuk është çështje e KQZ-së, por e përcaktuar mirë nga ligji. Në momentin kur do fillojë regjistrimi i partive politike, do të merrni dijeni për partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Qoftë në raport me KQZ-së. Sikurse për çdo gjë tjetër, si Komisioner Shtetëror, dijenia merr pasi merren vendimet përkatëse” 

Sipas Celibashit, I vetmi problem është ai i sistemit të identifikimit . elektronik.Ndërsa i pyetur se kë njeh si kryetar të PD, Celibashi tha se ka një opinion, por smund të japë përgjigje institucionale.Kujtojmë se më 6 mars, do të zhvillohen zgjedhje për Bashkinë e Durrësit, Shkodrës, Lushnjes, Vorës, Rrogozhinës dhe Dibrës.

%d bloggers like this: