Zgjedhjet e 6 marsit, Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni mjetet e identifikimit/ Meta: E mbështes plotësisht

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje qytetarëve të 6 bashkive ku do të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetar që të kontrollojnë vlefshmërinë e dokumentit të identifikimit.

Ai paralajmëron qytetarët e bashkisë Dibër, Shkodër, Durrës, Rrogozhinë, Vorë e Lushnje që të kontrollojnë nëse karta e tyre e identitetit ose pasaporta është e vlefshme dhe nuk ka skaduar deri më datën 6 mars.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur apelin e kreut të KQZ, me anë të një postim në facebook. Në postim ai shkruan se mbështet plotësisht mesazhin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, drejtuar qytetarëve me të drejtë vote në të gjashtë bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe thekson se vota është fuqia e vetme dhe më e fortë në demokraci.

%d bloggers like this: