VAKSINIMI I DETYRUESHËM KRYETARJA E BUNDESTAGUT KUNDËR NJË VENDIMI TË SHPEJTË: ME RËNDËSI TË MOS CENOHEN TË DHËNAT PERSONALE

 

 

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas është shprehur kundër miratimit të shpejtë të një detyrimi për vaksinim kundër Coronës, nga Bundestagu. “Ne duhet vërtet të marrim kohën e duhur për vendimin për vaksinimin me detyrim dhe jo  ta zgjidhim këtë çështje shpejt e shpejt”, tha për mediet, politikania socialdemokrate.

Më 2 dhjetor, qeveria federale dhe ato të landeve, kërkuan nga Bundestagu që të miratojë një vendim “në një kohë të shpejtë”, në mënyrë që kërkesa e përgjithshme për vaksnimin me detyrim të futet në fuqi “rreth shkurtit”. Por Bas beson se një votim në parlament që në janar është i parakohshëm. Deputetët duhet të studiojnë tërësisht çështjen komplekse dhe të diskutueshme.

Në fund të fundit, bëhet fjalë edhe për integritetin fizik të njerëzve dhe shumë e shohin këtë të kërcënuar”, tha ajo. Kjo duhet marrë seriozisht.

Bas paralajmëroi gjithashtu për nxitjen e debateve të nxehta, që mund të largojnë vëmendjen nga detyra e vërtetë e vaksinimit – që është mbojtja e njerëzve. Nëse arrihet qëllimi për të çuar shkallën e vaksinimit deri në 80 apo 90 përqind, atëherë mund të mos jetë më e nevojshme të bëhet fare vaksinimi me detyrim.

Por nëse vaksinimi me detyrim duket i domosdoshëm, atëherë kjo ka kuptim vetëm në kombinim me një regjistër kombëtar të vaksinimit për të shmangur çdo lloj falsifikimi dhe një regjistër i tillë është po aq i diskutueshëm sa edhe vetë vaksinimi i detyrueshëm, për shkak të ruajtjes së të dhënave personale.

Kancelari Olaf Scholzështë shprehur në favor të futjes se vaksnimit me detyrim. Zakonisht, grupet parlamentare që janë në koalicion votojnë në Bundestag në një linjë, por kohët e fundit kanë shprehur rezerva shumë deputetë të partisë liberale.

 

Vetë Scholz e mbështet futjen e vaksinit të detyrueshëm dhe mendon se ai do të vijë në shkurt ose mars. Por kancelari është skeptik ndaj futjes së një regjistri të vaksinimit.

%d bloggers like this: