Tërmeti 4.7 ballë/ Raportohen dëme në Pukë

Tërmeti i se shtunes mbrema, ka shkaktuar dëme në Pukë, konkretisht plasaritje në godinën e spitalit të Pukës dhe po kështu janë plasaritur dhe disa pallate. Dëmtime nga lëkundjet sizmike raportohen edhe në oxhakët e pallateve, por nuk dihen ende dëmet që mund të jenë shkaktuar në banesa private në fshatrat e Pukës. Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter e kishte epiqendrën në fshatin Lumbardhë të Bashkisë së Fushë-Arrësit.

Lëkundjet sizmike kane vijuar edhe gjatë natës pas asaj më të fuqishme të orës 22:37.

%d bloggers like this: