TENSIONET NË EUROPËN LINDORE /POLONIA MERR KRYESIMIN E OSBE, MINISTRI RAU: RREZIKU I LUFTËS, ËSHTË MË I MADH SE KURRË NË 30 VITET E FUNDIT

Rreziku i luftës në zonën që mbulon OSBE, organizata europiane për siguri dhe bashkëpunim, në këto momente është më i madh se kurrë në 30 vitet e fundit. Ky është alarmi që ka ngritur në Vjenë ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, në fjalimin e tij në ceremoninë e përurimit të presidencës polake të OSBE-së.

“Prej disa javësh ne përballemi me rrezikun e një përshkallëzimi të mprehtë në Evropën Lindore. Ne duhet të punojmë menjëherë për garancitë dhe sigurinë për rajonin”, shtoi Rau duke shprehur keqardhje për kthimin të retorikës së “sferave të ndikimit”.

Sipas tik, OSBE, një forum shumëpalësh sigurie, i përbërë nga 57 shtete dhe e lindur gjatë Luftës së Ftohtë, “është platforma e duhur për diskutimin e sigurisë globale nga Vankuveri në Vladivostok dhe mund të ndihmojë në zbutjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese”.

Bisedimet e së mërkurës NATO-Rusi për sigurinë, kanë përfunduar pa arritje konkrete, edhe pse të dyja palët janë shprehur të gatshme për të vazhduar diskutimet përmes tensioneve të shkaktuara nga një grumbullim i trupave ruse në kufirin ukrainas.

“Mosmarrëveshjet tona nuk do të jenë të lehta për t’u kapërcyer, por është një shenjë pozitive që të gjithë aleatët e NATO-s dhe Rusia u ulën rreth të njëjtës tryezë dhe u angazhuan për të biseduar”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas gati katër orësh bisedimesh në selinë e aleancës në Bruksel.

“Moska nuk është e gatshme të angazhohet menjëherë për takime të reja me aleancën ushtarake perëndimore, por të paktën është e hapur për dialog”, tha Stoltenberg.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexander Grushko tha se NATO nuk ishte e gatshme të bënte lëshime apo të merrte parasysh interesat e sigurisë së shteteve të tjera.

 

%d bloggers like this: