Tensionet Moskë-Kiev/ Macron bisedë me Putin për normalizimin e gjendjes

Presidenti francez Emmanuel Macron gjatë bisedimeve të premten dëshiron t’i propozojë presidentit rus Vladimir Putin një plan për të ulur tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas Elysée, Macron beson se ka vend për diplomaci në zbutjen e konfliktit. Në të njëjtën kohë, ai donte të bënte të qartë se veprimet ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës do të kishin pasoja shumë të rënda. Zbutja e konfliktit nga pala ruse mund të arrihet përmes masave humanitare, duke i detyruar separatistët besnikë të Kremlinit të negociojnë me Kievin dhe të një reduktimi të personelit ushtarak përgjatë kufirit.

Shtetet perëndimore janë të shqetësuara se konflikti mund të përshkallëzohet ushtarakisht me një pushtim të Ukrainës nga trupat ruse.

%d bloggers like this: