Temperaturat -17 gradë celsius/ Minstrja e Arsimit njoftim të rëndësishëm: Mbyllen shkollat nga java e ardhshme

Për shkak të motit të keq dhe temperaturave që do të ulen deri në -17 gradë celsisus, shkollat në Shqipëri do të mbyllen.  Njoftimin e beri me dije kete te enjte, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi. Nga dita e hënë deri të mërkurën, perkatesisht nga data 24-26 janr,  shkollat në të gjithë territorin e Shqipërisë do të qëndrojnë të mbyllura dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë të Ministrisë së Arsimit.Mirëpo, nëse parashikimet nuk do të dalin të sakta dhe temperaturat do të jenë më të pranueshme, ministrja paralajmëron se mund të ketë rishikime të këtij vendimi, për të risjellë në shkollë nxënësit dhe për të vijuar procesin mësimor normalisht.

%d bloggers like this: