Skandali i pagave/ Gjykata lë të lirë 4 të akuzuarit, Alibeaj: Drejtësia e ndikuar nga Edi Rama!

Vendimi i Gjykatës për të liruar 4 personat e akuzuar për nxjerrjen dhe përdorimine paligjshëm të të dhënave personale të qutetarëve, listpagesës, dhe targave të automjeteve, ka sjellë reagimin e ashpër të PD. Deputeti Enkelejd Alibeaj,  tha se kjo tregon  mbrojtjen e Edi Ramës,  ndaj skemës së patronazhimit për vjedhjen e zgjedhjeve, dhe ndikimin politik të drejtësisë nga qeveria.

Është gjithashtu e qartë, se vendimi tregon se segmente te drejtesise mbeten nen ndikimin direkt te Edi Rames dhe i shërbejnë pushtetit të tij të vjedhur.

Vendimi i sotëm, në thelb, vulos me pafajësi një nga krimet më të mëdha të Edi Ramës në lidhje me zgjedhjet dhe një nga skandalet me të mëdha të kësaj qeverie në lidhje me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave përsonale të qindra mijëra shqiptarëve.

Vendimi i sotem i gjykates eshte deshmi e qarte se autoret e publikimit të të dhenave, perfshire dhe ate te patronazhisteve jane kryeministri dhe vartesit e tij. Nuk ka asnje shpjegim juridik apo logjike normale qe te justifikoje gjykimin ne gjendje te  lire per 4 personat qe kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës.

Sipas Alibeajt, e gjitha kjo është përpjeke e Ramës për të zvogëluar skandalin, në një kohë që të gjithë e dinë, përmasat kriminale që merr, skandali i grumbullimit dhe përdorimit të të dhënave të qytetarëve, në shkelje të ligjit, që cënojnë drejtpërdrejtë sigurinë e tyre.

Shqiptarët e kanë të qartë se krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave! Krim është mbledhja e këtyre të dhënave që prekin sigurinë e qytetarëve për qëllime elektorale.

Partia Demokratike denon nderhyrjen flagrante te Edi Ramës në vendimin për të liruar vartësit e tij dhe për të mos i shkuar deri në fund skemës kriminale të patronazhimit përmes vjedhjes së të dhënave perisonale të shqiptarëve.

Me taksat e tyre, shqiptarët kanë paguar në 8 vjet qeverisje të Edi Ramës, 160 milionë euro me qëllimin e vetëm që të dhënat e tyre të jenë të sigurta.  Pëe Alibeajn, Një kryeministër që keqpërdor dhe tradhëton qytetarët për pushtetin e vet personal duhet të ishte sot para drejtësisë!

%d bloggers like this: