RAPORTI I T.INTERNATIONAL AGALLIU: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT, INTERES KOMBËTAR/ PD E VENDOSUR T’I JAP FUND PANDËSHKUESHMËRISË

Partia Demokratike komentoi raportin e fundit të organizatës prestigjoze Transparency International, që konfirmon përhapjen e korrupsionit në cdo nivel të qeverisë Rama dhe se ky fenomen mbetet  armiku numër një i mirëqenies së qytetarëve në shqipëri. Deputeti demokrat Arbi Agalliu, përmes një deklarate të mërkurën nga selia blu, shpjegoi këtë pozicionim të vendit tonë në renditjen botërore për nivelin e korrupsionit.

 

“Përkeqësimi i Shqipërisë në indeksin e korrupsionit tregon pse Shqipëria ka kaq pak investime të huaja, pse sipërmarrësit e ndershëm nuk konkurojnë dot në ekonominë putiniste të ndërtuar nga Edi Rama, pse qytetarët paguajnë më shumë taksa se kurrë më parë dhe marrin më pak shërbime, pse borxhi rritet përtej cdo kufiri të përballueshëm dhe pse ky borxh i marr në emër të shqiptarëve nuk kthehet në mirëqeine dhe investime në dobi të taksapaguesve të këtij vendi”…

 

Ky përkeqësim i përvitshëm dhe alarmues i korrupsionit, është arsyeja pse shqiptarët mbeten me të ardhurat më të ulëta në Rajon dhe azilkërkuesit më të shumtë në dyert e Europës.

 

Korrupsioni, si armiku i mirëqenies së shqiptarëve, e ka kthyer Shqipërinë në një vend të pajetueshëm.

Përgjegjësi i kësaj gjendje, i ngecjes së Shqipërisë në vendnumëro nën morsën e korrupsionit, është pushteti absolut dhe antidemokratik i Edi Ramës, i cili mban i vetëm frerët e një qeverie që tregohet me gisht në raportet ndërkombëtare dhe në ato të organizatave prestigjoze si më e korruptuara në Europë.

Një nga shembujt më flagrant të korrupsionit qeveritar, është afera e inceneratorëve, për të cilën qytetarët vijojnë të paguajnë me taksat e tyre pronarët në kërkim ndërkombëtar të impianteve, që sot janë skenë krimi.

 

%d bloggers like this: