Përballen sërish me dyer të blinduara/ Të rinjtë e FRPD: Zyrat u bastisën dhe u lyen me alkool për të humbur gjurmët, policia vepron me dy standarte

Punimet brenda godinës, justifikimi që dha Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij,  kur  nuk lejuan demokratët që nuk e mbështesnin të hynin në seli, kanë  përfunduar, por dyert e kësah selie janë sërish të mbylluar, e blinduara, sic u pa  edhe në protestën e 8 janarit. Të rinjte e FRPD, nuk mundën sërish të hynin në zyrat e tyrem të cilave tashmë u janë ndërruae bravat, dhe u janë zhdukur logot. Minushe Lazaj, tha për mediet, se zyra e saj ësgtë bastisyrm dhe është lyer me alkol për ti fshirë gjurmet . Ajo akuzoi policinë se veproi me dy standard pasi nuk iu përgjigj denoncimin të kreut të FRPD për bastisje të zyrës ndërsa reagoi  mejehere ndaj kërkesës së Bashës se po i rrezikohej jeta.

Kam kontribut 15-16 vitesh në forumet e PD-së dhe e punësuar në departamente të PD-së dhe sot nuk lejohem të hyjë. Zyra ime është bastisur. Është lyer me alkool për të fshirë gjurmët.Është tragjike që PD është aset kombëtar dhe të shndërrohet në këtë derexhe nga ai që konsiderohet si lider europian.Këlliçi e denoncoi bastisjen e zyrave të PD dhe policia nuk iu përgjigj, kurse thirrjes së Bashës menjëherë.

Sipas  të rinjve është tragjike që një lider europian si Lulzim Basha, po e shëndrron selinë në pronë private.  Ata shprehen se ai, duhet të kërkojë votëbesimin nëse do të qëndrojë ende në krye të partisë pasi shumica e anëtarësisë kanë votuar shkarkimin e tij.

Kjo është tragjike për Shqipërinë që po cenohet pluralizmi. Nëse zoti Basha ka dyshim mbi shumicën dërrmuese të demokratëve atëherë të kalojë në votëbesim. Kujt i trembet ai? Le ta kalojë në votë. PD nuk është pronë private, por e gjithë anëtarësisë së PD dhe formohet nga anëtarësia, jo nga kryetari që është sot e nesër vjen dikush tjetër’, tha anëtarja e FRPD-së Minushe Lazaj.

 

Ata thanë se do të vijojnë të protestojnë për të cliruar selinë nga bunkerizimi dhe për tja kthyer ate në shtëpinë e demokratëve

%d bloggers like this: