Partnere e denjë e NATO-s/ Moment historik, nga sot Ushtria e Kosovës mund të shërbejë kudo në botë në ruajtjen e sigurisë

Më hyrjen në fuqi të ligjit të ri, Ushtria e Kosovës mund të shërbejë krah Nato-s, si një partnere e denjë e saj, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë kudo në botë.

Nga kjo e enjte, Ushtria e Kosovës, mund të zbarkojë kudo që ka nevojë për kontributin e saj, pas hyrjes në fuqi të Ligjt për dërgimin Jashtë Vendit. Në një kohë që në kufirin Ruso-Ukrainas janë dislokuar  mijëra trupa ushtarake, atyre mund t’u bashkohen edhe forcat e Kosovës.

Sipas Ligjit të ri, për të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të paqes, duhet të ketë marrëveshje me shtetin pranues, ftues, apo ftesë, qoftë nga ndonjë organizatë ndërkombëtare, apo shtet anëtar i ndonjë organizate ndërkombëtare të sigurisë. Gjithnjë edhe me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Është Qeveria ajo që propozon cdo mision e në pas Kuvendi ai që vendos. Verdikti final megjithatë i takon komandantit suprem të forcave të armatosura, presidentja e republikës.

Institucionet në fjalë ka muaj që mbështesin idenë se FSK-ja është e gatshme për çdo angazhim në kuadër ruajtjes së paqes dhe sigurisë.

Megjthatë  FSK nuk është ende në gjendje t’u vijë në ndihmë shteteve që janë në konflikt të armatosur, sa u përket kapaciteteve ushtarake.

“Me kapacitete luftarake akoma është ende herët të marrim pjesë, për arsye se nuk i kemi të zhvilluara sa duhet, por sa ii përket përgatitjes ushtarake FSK ka kapacitet të shkojë me cilindo shtet të NATO” , thotë Kadri Kastrati, ish komandant i FSK-së.

Ushtria e Kosovës sipas tij mund të ofrojë ndihmë tejet të madhe në fusha tjera, si logjistike e medicinale.

Kurdo që tq ndodhë një angazhim i tillë, gjithë aktiviteti i ushtarëve të Kosovës jashtë vendit, financohet nga buxheti i Kosovës. Por këtë mund ta kryejë edhe organizata që e fton FSK-në në mision!

FSK deri tashti ka marrë pjesë në vetëm një mision paqeruajtës, në Kuvajt, krah Gardës Kombëtare të Ioëas.

Por zbarkimet tjera humanitare i ka të shumta.

%d bloggers like this: