NEVERIA PËR TË “ARDHMEN E NDRITUR”

Z. Kryeministër në fillim të krizës së pandemisë unë isha nga mjekët e parë që kërkova të ndërtohej një strategji larg propagandës partiake, në funksion të jetës, me masa konkrete. Unë kërkova të pajiseshin bluzat e bardha me mjetet e duhura për t’ju shërbyer cilësisht qytetarëve dhe për të mbrojtur veten. Unë z. kryeministër isha mjek i parë e i vetëm që ju drejtova me një letër të hapur ministres së shëndetësisë që të hapeshin kurse për të kualifikuar mjekë e infermierë per kujdes intensiv me qëllim që të shpëtoheshin më shumë jetë shqiptarësh. Por ju z. kryeministër, ju jo vetëm që nuk denjuat të më dëgjonit por më linçuat publikisht me zhargonin tuaj dallues, madje morët përsipër shkarkimin tim nga puna. (Open, TCH, 14.01.2021) Taborret e minjve të bodrumit tuaj virtualë të kryesuar nga drejtorët tuaj ligavecë më sulmuan në mënyrën më poshtëruese që mund t’i bëhej një njeriu të lirë, edhe pse isha mjek në vijën e parë. Rezultati ??? Shqipëria mban numrin rekord të vdekjeve në botë, ndër banorë dhe ndër bluzat e bardha, pjesëtuar me numrin e popullsisë. Tani mjaft talle menderen me këtë palo “këshillim kombëtar” me votuesit e tu, pasi shumica e shqiptarëve të njohin, madje të neverisin!

Ilir Allkja, mjek.

%d bloggers like this: