NË KONTRAST ME GJITHÇKA U PA ÇIFTI DUMA-SALIANJI, AKUZA PROTESTUESVE PËR DHUNË, NDËRSA DIRIGJONIN SKENARËT E DHUNËS GAZIT NGA BRENDA SELISË

 

Në kontrast të plotë me gjithçka u pa live nga dhjetra ekrane që përvollen prtetestën e demokratëve mesditën e kësaj të shtune, deputetë mbështetës të bashes, që nga brenda selisë dirigjonin skenarët e dhunës, , tentuan të viktimizohen, a thua se janë ata të dhunuarit. Gjithçka dukej se ishte pjesë e një skenari të mirëpërgatitur, kundër demokratëve që synonin të merrnin shtëpinë e tyre të urzurpuar. Protestuesit do të helmoheshin me gaz dhe do të dhunoheshin për tu akuzuar më pas si dhunues. Akuzat ndaj protestuesve erdhën nga cifti, protagonist, kryesisht i mediave rozë, për skandalet e tyre sentimentale, Grida Duma dhe Ervin Salianji. Duma u shfaq live në media e shpërfytyruar, gjoja nga gazi, kur lënda u hodh masivisht drejt protestuesve nga embientet e brendshme, ku ajo qëndronte bashkë me të tjerë e ngujuar.

Në të njëjtën kohë që qindra protestues gjendeshin të lënduar, disa prej të cilëve në spital nga sasia e madhe e gazit dhe mjeteve të ngurta që u hodhën nga brenda selisë së shndërruar në bunker, salianiji lëshonte të tjera akuza për dhunë ndaj protestuesve.

Selinë të cilën ne bunkerozoi për të mos lejuar demokratët të futen brenda asaj është shtëpia e tyre, basha dhe mbëshetetësit e tij ia besuan mbrotjen e saj, policisë së drejtuar nga Edi rama e Bledi Cuci, strukturave që për muaj me radhë kanë dhunuar dhe helmuar me gaz qytetarët shqiptar, në protesta kudnër vrasjes së të pafajshmëve, në mbrojtje të të drejtave, pronave, shtëpive dhe votës së tyre, të gllabëruar nga kjo qeveri. Basha kërkoi mbrojtjen e tij dhe selisë që pretendon se është zot i saj, nga ajo polici të cilën e akuzonte si të politizuar, të inkriminuar, bashkëpunëtore në vjedhjen e zgjedhjeve dhe në shërbim të interesave të Edi Ramës. Duke kërkuar mbështetjen e policisë për të dhunuar, helmuar e përzënë demokratët nga oborri i shtëpisë së tyre, Lulzim Basha provoi akuzat se është partner i ngushtë i Edi Ramës dhe se i ka shërbyer jetëgjatësisë së tij në pushtet, të paktën prej 2017, në kurriz të demokratëve dhe sakifricave të tyre.

%d bloggers like this: