Meta për 8 janarin: I alarmuar nga prania e mercenarëve krah Bashë, konfliktet zgjidhen me votë jo dhunë!

Kreu i shtetit Ilir Meta, komentoi këtë të premte, nga selia e Presidencës, zhvillimet brenda PD, dhe protestën e 8 janarit. Sipas tij, zghdhja e ketoj momenti trragjik ne politik, vjen nga vota e lirë dhe nga respektimi i vullnetit të shumicës

Nuk dua të bëhem palë në konflikt, por jam i shqetësuar për përshkallëzimin e konfliktit të panevojshëm brenda partisë më të madhe opozitare, që duhet të ketë vetëm një zgjidhje: votën e lirë dhe respektimin e vullnetit të shumicës, si dhe garantimin e fraksioneve. Përdorimi i forcës ndaj dyerve dhe dritareve, aq më keq edhe ndaj protestuesve, është i papranueshëmZhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojes së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij,” tha Meta.

Meta publikoi edhe mesazhet e shkëmbyera me kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi, ditën e protestës së 8 janarit, ku i kërkonte që të mos provokohen dhe të ruajnë kontrollin. Pastaj më tha “President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë”. I them “Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim”. “Po, po”, më thotë ai. 20 minuta para se të hapej dera, i them “Mos humbi kontrollin paqësor të protestës”. “Po”, më thotë”,

Meta u shpreh i alarmuar për blindimin e selisë së PD nga Lulzim Basha, por mbi të gjitha për praninë e kriminelëve mercenarë në seli në krah të Bashës.

“Akuzat për infiltrimin e qëllimshëm të personave me precedent penalë, brenda PD-së, janë alarmante dhe kërkojnë përgjigje të paanshme. Është e papranueshme të mohohet çdo mekanizëm demokratik zgjidhjeje duke nxitur tinëzisht revoltën e forcën,”

Sipas Metës, veprmet e kryera nga Lulzim Basha dhe mbështetësit e tij, me shkarkime  dhe perjashtime, tregojnë se ata nuk kërkojnë zgjidhje të krizës.

“Kemi parë nga një palë që vetëm shkarkon, deputetë, kreun e FRPD, e lëvizjes së gruas, pala tjetër kemi parë që nuk përjashton… Kemi parë përpjekje për negociata nga Edi Paloka, por pala tjetër nuk pranon… Është e qartë që thelbi i krizës është mungesa e vullnetit për të respektuar votën e lirë, tha Meta.

Kreui shtetit iu përgkij edhe deklaratave të  Bashës, se nuk do ta lejojë Metën ta përdorë PD si mburojë. Sipas Presidentit, nuk mund të flasë për mburojë ai që blindoi PD. “Ata me maska unë i kam çuar atje, blindat unë i kam vendosur? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe skam nevojë për mburojë. Kush fshihet, kush vendos blinda, kush provokon presidentin e për llogari të kujt e bën, ju e dini

Sipas Metës, dhuna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm për të mbajtur me cdo kusht karriken

%d bloggers like this: