Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi të premten se zgjedhjet e 25 prillit ishin një ndeshje e shitur dhe se po pret me padurim fundin e mandatitt presidencial për tu kthyer në betejat e verteta të politikës, për t’i fituar ato
Ilir Meta, shprehu padurimin për t’u zhvezhur nga kostumi i presidentit të republikës, për tu kthyer sic tha ai, në betejat e vërteta politike.
Nga korca, ku nderoi me tituj Teatrin “Andon Zako Çajupi” dhe disa artistë të shquar të tij, meta gjatë një komunikimi me gazetarë lokalë tha:
I pyetur pse nuk dha dorëheqje sic kishte premtuar, nëse zgjedhjet e 25 prillit do t’i fitonte PS, Meta u shpreh i sigurt se ato nuk u fituan.
Lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale të dekretuara një ditë më parë prej tij, presidenti u bëri thirrje partive politike të parfaqësohen denjësisht tek zgjedhësit dhe këtyre të fundit të respektojnë votën e tyre.
Po sa interes ka meta ndaj vendimit të pritshëm të gjykatës kushtetuese, për shkarkimin ose jo të tij nga posti i kreut të shtetit ?