Meta: Gati procedurat për zgjedhje të parakoshme/ Gjykata Kushtetuese kreu shkelje të rënda për ’30 qershorin’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, lajmëroi këtë të premte se  ka nisur procedurat per zgjedhje të parakoshme lokale, për ti dhënë kështu fund, situatës me bashkitë në vend, që sipas tij, drejtohen nga kryetarë jo formalë.  Gjatë një konference per medit, Meta tha se  kushtetuesja nuk mori asnjë përgjegjësi për votimet e 39 qershorit 2019, duke  e lënë pa zgjidhje çështjen

Sot jemi këtu për të bërë me dije se kemi filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhjeje një çështje, që Gjykata Kushtetuese ju shmang, çështjes së zgjedhjeve vendore 2019. Prej kohësh kemi një situatë absurde, që disa bashki drejtohen pa kryetar, duke krijuar shteg për abuzim. Kjo situatë nuk mund të rri pafundësisht pa zgjidhje, pavarësisht se shumë aktorëve mund t’iu interesojë. Presidenti nuk ka çfarë të presë më, prandaj duke konstatuar se këto institucione, pra bashkitë pa kryetarë formalë, nuk funksionojnë siç duhet, jam sot këtu për t’iu bërë me dije se kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje situatës”

Presidenti  hodhi akuza të forta ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, teksa u shpreh se kanë kryer shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit..

Konstatuam se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kryesisht barra bie mbi relatoren, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit.Dosja gjyqësore nuk përmban asnjë dokument për të dokumentuar mënyrën si u formuluan pyetjet e gjykatës për në Komisionin e Venecias. Relatorja ka shmangur dërgimin e pyetjeve, duke paraqitur vetëm tre pyetje të ngritura prej saj. Është krejtësisht e paqartë si ka ndodhur kjo dhe kjo cenon dukshëm parimin e transparencës, të palëve në gjykim, dhe që mund të kërkojë hetim të thelluar. Jemi duke analizuar në detaje këtë situatë dhe ditët në vijim do mbajmë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje.

I pyetur nëse do ta shtynte datën e zgjedhjeve në bashkitë e mbetura pa kryetar, nëse ja kërkon Lulzim Basha, për shkak të situatës brenda PD, Meta u pgj

Presidenti nuk ka nevoje të ketë konsultim me askënd. Për arsye se s’kemi të bëjmë me zgjedhje të përgjithshme vendore.

.

Në këto kushte jam i detyruar thjesht të veproj në kushtet që parashikohet në raste të tilla e pres reagimin nga KQZ kush ka dëshirë të regjistrohet kush ka dëshirë të mos marrë pjesë nuk imponoj por s’dua të dëgjoj më në Shqipëri po kjo pa kryetar po Presidenti cfarë bën pse në këto kushte?

Unë përmbush detyrimin tim në këtë proces të tjerët përmbushin detyrimin e tyre, unë nuk detyroj askënd të hyjë me pahir në zgjedhje, demokracia është votë e konkurencë të zjgedhin kandiatët më të mirë

%d bloggers like this: