Meta apel nga Shkodra: Mos bojkotoni 6 marsin, boll probleme kemi pasur nga bojkoti në të kaluarën. Vendimi për shkarkimin e tij? Farsë, në histori hyn 2 Marsi

1 ditë pasi dekretoi 6 marsin, si datën e zgjedhjeve të pjeshme ne 6 bashki pa kryetar, Presidenti i Republikës Ilir Meta, u bëri apel nga Shkodra të gjithë aktotrëve politikë të mos i bojktotojnë ato,  duke theksuar se pikërisht problemet e së kaluarës kanë ardhur nga bojkoti. “Problemet me të cilat ndeshet vendi ynë prej kohësh kanë të bëjnë me respektimin që duhet të kemi të gjithë ndaj institucionit të votës së lirë, si qytetarë dhe si anëtarë të forcave të ndryshme politke e shumë pasoja kanë ardhur edhe për shkak të bojkoteve në të kaluarën.Aktorët politikë të gjithë të dëshmojnë reflektimin e duhur dhe ti shërbejnë një procesi shembullor që do jenë në vëmendjen e institicioneve që kanë bërë vërejtje për standartet e zgjedhjeve”, tha Meta.

Kreu I shtetit theksi sse këto zgjedhje duhet të jenë model në respektimin e votës së lire, në një kohë që vendi  aspiron të cele negociatat me BE. I pyetur per komentin e sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmend Barshi, pas takimit te Metës, me kryeparlamentarin Taulant Balla, se “Trekëndëshi i Bermudës vijon të takohet”, Meta tha se nuk ka asnjë përgjigje  “Nuk dua të bëj replika as serioze dhe as gazmore është një moment i rëndësishëm për të rindërtuar për të rivendosur për të rehabilituar insitucionin e votës së lirë në vend.Nuk janë zgjedhje kombëtare apo të përgjithshme vendore por është një proces që përfshin disa nga bashkitë më kryesore të vendit dhe në aspektin gjeografik shtrihet nga Thethi deri në Lushnje”, tha Meta.

Meta foli dhe për vendimin e parlamentit për shkarkimin e tij dhe vendimin që pritet të Gjykatës Kushtetuese, kub theksoi se e gjithe kjo është një farsë,  jashtë afateve dhe jashtë gjithë logjikës Kushtetuese dhe se kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste, ndersa theksoi se në histori do hyjë 2 marsi “Lidhur me vendimin e parlamentit të shkarkuar pas zgjedhjeve të 25 prillit me farsën për shkarkimin e Presidentit jashtë gjithë afateve dhe jashtë gjithë logjikës së Kushtetutës vetëm se ka bërë një intervistë tek kolegu juaj, kaq mjafton për të pasur një atmosferë tepër optimiste dhe pozitive. Ne këtu do të jemi, në histori do të hyjë 2 marsi”,

 

%d bloggers like this: