Mbyllja e shkollave/ PD: Dështimi i Ramës me arsimin, ku shkuan miliona euro tendera për ngrohjen?

Pas vendimit të Ministrisë së ARsimit, për mbylljen e shkollave, në 3 ditët e para të javës që vjen, reagoi edhe PD, përmes deputetes Merita Bakiu, e cila tha se mbyllja vjen për shkak të mungesës së ngrohjes, dhe tregon dështimin e Edi Ramës me aesumin. Sipas saj, ai ka shpenzuar miliona euro për ngrohjen personale,por nuk ka bërë asnjë investim për fëmijët.

sMbyllja e shkollave për shkak se në dimër bën ftohtë, është një dështim i jashtëzakonshëm i qeverisë së Edi Ramës me arsimin.  Në 8 vjet, jo vetëm që nuk ka bërë asnjë hap përpara për të rritur cilësinë në arsim, por qeveria e Edi Ramës nuk ka siguruar as kushtet minimale për ngrohje në shkolla.  Të njëjtën situatë e kemi denoncuar edhe vjet, edhe para dy vitesh, por siç shihet nuk ka ndryshuar asgjë. Masa e vetme për fëmijët është mbyllja e shkollave më vend të krijimit të kushteve normale për të mësuar edhe në dimër.

Sipas Bakiut, Prindërit dhe nxënësit në Bashkinë e Tiranës pyesin çfarë u bë me 35 milionë euro që Erion Veliaj mblodhi 6 vitet e fundit si taksë për infrastrukturën në arsim? A siguroi ai ngrohje në shkollat e kryeqytetit? Fakti që shkolla po mbyllet 3 ditë me radhë se do të bëka disi ftohtë në kulmin e dimrit, tregon që 35 milionë eurot e mbledhura nga taksa ekskluzive për arsimin nuk shkuan për të ndërtuar një sistem funksional për ngrohjen e shkollave. Megjithatë, Erion Veliaj nuk ka hequr dorë nga tenderat prej miliona lekësh, qe nuk duhet ku përfundojnë. Për këtë vit shkollor Erion Veliaj ka tenderuar mbi 175 mijë euro për ngrohje, por shkollat do të mbyllen, se ngrohje nuk ka. Sistemet e kaldajave nuk punojnë, rrjeti elektrik nuk mban ngarkesë. Dhe kur kjo gjendje është në zemër të kryeqytetit, çfarë mund të pritet në zona më të thella?

Ajo solli në vëmendje  shumat e majame që janë tenderuar për ngrohjen ne disa bashki të vendit, e megjitha ajo nuk funksionon, dhe shkollat mbyllen nga i ftohtiPsh, të shohim Bashkinë e Dibrës, ku shumë shpejt do të ketë edhe zgjedhje. Edhe këtu janë tenderuar 105 mijë euro për ngrohje, megjithatë shkollat nuk kanë ngrohje dhe do të mbyllen nga i ftohti. Ka edhe nga ato bashki të cilat as që kanë marrë ndonjë masë për ngrohje, duke bërë shpenzime minimale për nxënësit. Durrësi dhe Lushnja, ku do të ketë zgjedhje më 6 mars, mbajnë rekord për neglizhencë kriminale për të siguruar ngrohje në shkolla. Më pak se 30 mijë në të dyja bashkitë janë shpenzuar për të garantuar kushtet minimale të mësimit në shkolla, që fëmijët të mos rrinë me xhupa dhe me doreza apo që orët të mos bëhen të shkurtuara për shkak të ngricës në klasa.

Për të siguruar një sistem modern konficionimi me ngrohje dhe ftohje, Edi Rama ka shpenzuar rreth 1 milionë e gjysëm euro për kryeministrinë, ndërsa fëmijët tanë detyrohem nga qeveria të qendrojnë pa mësim nga mungesa e ngrohjes në shkolla.

 

%d bloggers like this: