Hodhën në kanal 30 ha luleshtrydhe/ Fermerët e Frakullit protestë para Bashkisë Fier: Subashi nuk e mbajti premtimin, duam zgjidhje!

Pasi kaluan dy javë nga takimi i fermerëve të Luleshtrydhes në Frakull të fierit, me kryebashkiakun Armando Subashi, ata dolën sërish në protestë, pasi ky i fundit nuk e mbajti premtimin.  Sipss fermerebe, ai u kishte premtuar ngritjen e komisionit të vlerësimit të dëmeve dhe kompensimin e fermerëve për dëmet e shkaktuara nga përmbytja por deri tani nuk është bërë asgjë. Kryetari i sindikatës e quan të papranueshme përgjigjen e kryetarit të bashkisë, i cili në takim ishte shprehur se kërkonte të kohë për intepretim të ligjit që ka dy vjet që ka hyrë në fuqi. “

Ne i lamë kohë ligji flet qartë. Pushteti vendor e ka detyrim ligjor të kompensojë dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore. Përmbytjet kanë shkaktura dëme të mëdha dhe deri tani nuk ka ardhur askush për të vlerësuar dëmin. Sipas fermerëve dëmi që u është shkaktuar fermerëve të Kafarit në Fier ka vlerën e 300 – 400 mijë euro dhe janë dëmtuar mbi 30 ha sera me luleshtrydhe.

Ata kërkojnë zgjidhje reale nga instancat pergjegjese, dhe jo mëshirë.

“Nuk morën mundimin as të shikonin dëmet. Kryetari na premtoi se do kthente përgjigje por kanë kaluar dy javë e asnjë përgjigje. Nuk duam asgjë vetëm ca na takon me ligji. Nuk duam mëshirë”

Dalja nga shtrati e lumit Vjosë në dhjetor shkaktoi dëme të mëdha tek fermerët e luleshtrydhes në Kafar të Fierit. Fermerët duket se po sorollaten sa një institucion në tjetrin. Në takimin me ministren e Bujqësisë u tha se i takonte pushtetit vendor që t’i kompensonte por nga ana tjetër pushteti vendor hesht.

%d bloggers like this: