Fshehja e vdekjeve/ Vasili: Përdorim kriminal i qeverisë, pse po hesht SPAK?

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi këtë të enjte, për publimin e the Economist,ku theksohej se shifrat reale të vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë janë shumë herë më të lartë  nga ato që ka raportuar nga qeveria, cka faktohen akuzat e opozitës ndaj Ramës për fshehjen e viktimave. Sipas vasilit, Vdekjet reale janë të paktën 5 herë më shumë nga ato të raportuara nga qeveria. Ai  sjell në vëmendje se LSI ka treguar me fakte  se edhe shifrat e  fatalistve nga Covid të raportuara nga vetë Bashkitë rilindase ishin më të larta se ato, që qeveria bënte publike, dhe kjo sipas tij, është përdorim krininal i pandemisë për propaganda

Pra është shumë e qartë, që pushteti është shpërdoruar kriminalisht dhe ka fshehur vdekjet për të ushqyer propagandën mashtruese të tij e për të nxjerrë se gjoja qeveria po administronte si duhej situatën.Të njëjtën gjë kanë bërë edhe disa profesioniste moralprishur të mjeksisë, që për arrivizëm personal apo për servilizem dhe akaparim të qeverisë u lëshuan publikisht në krah të saj për të mbuluar këtë krim shtetëror duke shkelur mbi shkencën etikën dhe moralin e mjekut.

Vasili thekson ka ardhur  koha e të vertetës, që nuk mund të mbulohet më, ndersa akuzon drejtësinë, se ka heshtur përball një cështje kaq të rëndë.

SPAK tundu, leviz shpërdorimi i detyrës ulërin.Kaq të mbërthyer për fyti nga qeveria jeni që nuk flisni e nuk hapni dot as edhe një dosje të vetme për një vepër kaq të rëndë.Ç’dreqin duhet kjo farë Drejtesie e Re, që s’vepron as për fshehjen e vdekjeve.Duhet tu nxihet faqja atyre, që flasin për këtë Drejtesi të Re, që bëhet ortake de Facto me fshehjen e vdekjeve të qeverisë.

Ai i ben Apel SPAKut , që edhe nëse nuk leviz dot në emër të ligjit ta bëjë në emër të detyrimit moral dhe njerezor të kujtimit të atyre, që humben jetën nga Covid dhe vdekja e tyre u fsheh dhe u përdor ligësisht nga qeveria.

%d bloggers like this: