FEDERATA MES ARMËVE, MESAZHI “MOS KANDIDO !”/ A U NDOQ ARMAND DUKA NJË NATË PARA TRITOLIT ME MAKINË, DUKE E RREZIKUAR ?

“Duhet marrë me çdo kusht! Duka duhet larguar me çdo mjet!?”

Ky është mesazhi që kanë marrë ekzekutorët e aksionit të pushtimit të Federatës së Futbollit, ku është angazhuar publikisht Erjon Veliaj, si një nga përmbaruesit e orekseve të Edi Ramës. Një natë para se të vendosnin tritol në banesën e presidentit Armand Duka, ka pasur një tjetër përpjekje për të krijuar një ngjarje të rëndë në adresë të kreut të federatës. A është ndjekur Armando Duka me makinë në orë të vona një natë para se t’i vendosnin tritol në banesë, duke rrezikuar ta aksidentonin?  Ndoshta edhe në ekstrem. Mesazhi ka qenë i qartë. Mos kandido. Mesazh ky i përsëritur edhe në fund të vitit të shkuar. …dhe përcjellësit e mesazhit janë shoqëri e djemve të moshuar problematikë, me puro, kapele dhe shkopa bejsbolli, si mjete argëtimi dhe presioni. Ndjekësit kanë bërë përpjekje për të dhënë mesazhin e fortë, se e kanë ndarë mendjen të shkojnë në fund të pretendimit, duke përdorur edhe mjete rruge të dhunës. Një ndjekje jo tërësisht aksidentale, me tendencë të qartë kanosjen, ndoshta dhe më tepër, e cila mund të kishte perceptuar në ngjarje të rëndë, ka ndodhur në fundjavën e sapombyllur. Ndonëse ngjarjet janë duke ndodhur në Durrës, porositë kanë shkuar dhe shkojnë gjithnjë e më shpesh nga Tirana. Sulmi është në çdo drejtim dhe kërkojnë me çdo kusht marrjen e Federatës. Sulm bizneseve të Dukës, përpjekje për të heshtur Lefter Koka, ose rëndim të pozicionit të tij penal në raport me dosjen e inceneratorëve. Njerëz zyrtarë të Ramës kanë bërë përpjekje të radikalizuara, për të shpërblyer me favore të tjera largimin e Dukës, madje duke ofruar edhe dosje të bardha për familjarë nën akuzë. Përgjimet dhe bisedat e shkëmbyera me gjithë shkujdesjen e arrogancës, dikush ka bërë kujdesin e duhur t’i posedojë dhe t’ua vërë në dispozicion autoriteteve. Fakti i deritanishëm i mospërcjelljes së këtyre provave të rënda, ka të bëjë me deklarimet e Veliajt, që duket se është kontrollor i SPAK, të cilin ai pohon se e vë në lëvizje dhe me të i nxin jetën Dukës dhe kujtdo tjetër. Janë presione agresive për të arritur largimin e drejtuesit aktual dhe vendosjen e një marionete të bindur ndaj pushtetit të sotëm të Edi Ramës. Oborrtarë dhe biznesmenë me afri të madhe me kryeminsitrin Edi Rama, duket se kanë interesa të mëdha të drejtëpërdrejta në garën e Federatës Shqiptare të Futbollit.  Me 18 janar 2022, Armando Duka ka pasur në Tiranë një takim me përfaqësues të delegacionit të UEFA-s, i përbërë nga Rémi Decouacon, Thomas Perrot e Denis Bastari, për organizimin e finales së “Konferencë Ligë” në stadiumin “Air Albania”, një takim ky i zhvilluar në Kryeministri. Në këtë event, luhen së paku 100 milionë euro në vitin 2022 dhe aktorët qeveritarë rreth futbollit, duan të jenë menaxherët e kësaj pasurie, për ta sistemuar sipas mënyrave të tyre, gjithnjë e më në dukje abuzuese. Gjasat flasin për një dorë të fortë, e cila kërkon të kontrollojë ashtu siç tha kryebashkiaku Erjon Veliaj, të pushtojmë dhe ishullin e fundit jashtë duarve të pushtetit. Natyrisht interesat e kësaj përballjeje të madhe nga ana e qeverisë, janë dhe sheshet dhe terrenet sportive, ku bashkia e qeveria dinë të ndërtojnë kulla shumëkatëshe për të majmur ndërtuesit e pastruar miliona euro të tjera. Duhet të përmendim dhe idenë e kryebashkiakut, që duhet të jetë dhe shqetësim-oreksi i të interesuarve për pastrimin e miliona eurove në futbolll, histori që Veliaj e dinte, por nuk e ka denoncuar në asnjë institucion ligjzbatues. Ndërkohë, organizata e futbollit, UEFA ka mbajtur qëndrim të ashpër në ditën e vendosjes tritol në banesën e Armand Dukës duke qortuar politikën në zgjatjen e duarve në organizatat e futbollit. Ata kanë nisur delegacionin e tyre në Tiranë, për të mbikqyrur situatën e rëndë. Tashmë, çeta qeveritare e biznesit, mafies, që ka shënjestruar marrjen e dhunshme të federatës së sportit, ka një javë kohë për aksionin e saj të pushtimit.

%d bloggers like this: