Dokumentet/ Mega afera korruptive që shiti zgjedhjet e 25 prillit…

Nga Adriana Kalaja
Mega afera korruptive që shiti zgjedhjet e 25 prillit……….
Në vijim tē statusit datë 15 gusht dhe 18 dhjetor 2021………
Nuk doja ta filloja vitin e ri më këtë status, por më bënë përshtypje dy momente në prag të këtij viti:
1. Deklarata e datës 30 dhjetor e Lulzim Bashës se Porti i Ri i Durrësit është afera më e madhe korruptive e Edi Ramës, por nuk tha që ne do e ndalojmë.
2. Vajtja me nxitim më 31 dhjetor në darkë e Edi Ramës (pasi na nxori ne të Aleancës gishtin e mesit më datë 30 dhjetor), bashkë me investitorët (ata që na i shet neve) për vizitë në Portin e Durrësit.
Ashtu si e kam analizuar në statusin e datës 18 dhjetor, në emër të z. Kunat të Lulzim Bashës figurojnë 9 kompani (pa llogaritur ato të z. Vjehërr).
Njëra që të tërheq më shumë vëmëndjen është ajo me emrin tregtar “Moveo Albania Technology” sh.p.k me NUIS L91525009E, rregjistruar me 25.03.2019 (kur ishin djegur mandatet), me ortakë z. Kunat me 20 % të kapitalit, z. Vjehërr me 20 % të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 % të kapitali.
Ajo që bie në sy është fakti se me këtë shoqëri, ka TRE koeçidensa fatlume për z. Kunat dhe z. Vjehërr:
A. Megjithëse e krijuar në mars 2019, aktiviteti i kësaj shoqërie ka rezultuar mjaft pozitive. Vetëm në vitin e parë të aktivitetit ajo realizon Të Ardhura nga shitja 208,596,285 lekë ose 1,738,302 Euro me një fitim para tatimit baraz me 100,897,197 lekë ose 840,809 Euro. Pra në 1.7 milion Euro Të Ardhura, familjarët e Lulzimit nxjerrin fitim prej 840 mijë Euro, ose gati 50 %
Vazhdojmë.
Në vitin 2020 që ishte dhe vit pandemik, z. Kunat dhe z. Vjehërr ka shtuar Të Ardhurat dhe si rezultat dhe fitimet, kur dihet se në këtë vit sipas statistikave botërore, kanë patur rritje aktivitetet tregtare të farmaceutikës dhe ushqimeve, aktivitet të cilin familjarët e Lulzimit nuk e ushtrojnë.
Për vitin pandemik, Të Ardhurat e realizuara nga shoqëria janë 311,827,714 lekë ose 2,598,564 Euro me një fitim para tatimit prej 136,506,777 ose 1,137,557 Euro ose gati 50 %.
Prandaj dhe dalja e pagës së z. Kunat u gatua te “qoka e vakisë”, në Golem për të manipuluar publikun, pasi lidhur me pagën ai ja vë vetes sa të dojë, por këto Të Ardhurat marramendëse i ben vetëm me miratimin e regjimit.
B. Shoqëria “Symphony Real Estate Development” sh.p.k, është shoqëri e rregjistruar në QKB më datë 26.05.2021, me NUIS M11726006H, me ortakē shoqërinë “Symphony Invest Limited” në masën 100 %, me seli: PORTI I DURRËSIT, Lagja 1, Durrës.
Sipas fotove që i keni poshtë shkrimit, Ortaku i Vetëm që zotëron 100 % të kapitalit të shoqërisë së sipërcituar, është shoqëri e rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr.355663 dhe me 4 ortakë, të gjithë me banim në Dubai dhe ortakë në kompaninë më të fuqishme në fushën e ndërtimit, jo vetëm më Emiratet e Bashkuara Arabe.
Çfarë lidhje kanë të dhënat e mësipërme me z. Kunat dhe z. Vjehërr?
Sipas të dhënave që administrohen nga QKB-ja dhe që i shihni më poshtë, shoqëria “Syphony Real Estate Development” sh.p.k, nē 3 milion shqiptarë, zgjodhi administratorin e z. Kunat dhe të z. Vjehërr për ta emëruar si administrator më shoqërinē që do ndërtonte Portin e Ri në Durrës.
Çfarë ndodhi me z. Oltjan Hoxholli, administrator në dy këto shoqëri?
Pas bërjes publike të lajmit nga televizioni MCN, se afera korruptive e Portit të Ri në Durrës lidhet me z. Kunat dhe z. Vjehërr të Lulzim Bashës, më datë 16.07.2021, me vendimin e Asamblesë së Ortakëve, është larguar ky administrator duke ja lënë vendin E. I.
Por “e keqja” nuk i ndahet z. Hoxholli.
Me datë 10.09.2021, Asambeja e Ortakut të Vetëm ka vendosur largimin e z. Hoxholli nga kompania që do ndërtojë Portin e Ri me vlerë 2 miliard Euro (sipas Ranës).
Kot nuk thonë.
Kur “nuk të ecën nuk të ecën”.
Kjo i ndodhi dhe administratorit të z. Kunat dhe të z. Vjehërr.
C. Tentativa për të fshirë gjurmët me largimin e administratorit Hoxholli nga kompania e z. Kunat dhe z. Vjehërr dhe nga ajo që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit, nuk pati sukses.
Pse?
Sepse veprimet e bëra nga ish administratori Hoxholli dhe adminostratori aktual z. Kunat, kanë lënë gjurmë.
Sipas dokumentave që shoqërojnë shkrimin, “çuditërisht” dhe “rastësisht”, punonjësit e z. Kunat marin prokurë për veprime të ndryshme edhe për shoqërinë “Symphony Real Estate Development.
Punonjësit që paguhen nga z. Kunat por që kanë prokurorē edhe për kompaninë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit janë:
1. Elda Llambi.
2. Ergisa Hasanbelliu.
3. Andi Shyti.
Rastësi të jetë vallë që përveç administratorit efhe 3 pjestarë të personelut të z. Kunat punojnë për llogari të kompanisë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit?
Pastaj, se mos na mërzitet Rama, me pagën minimale i paguan z. Kunat këta që punpjnë në dy kompani që “nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”?
Që me këtë aferë korruptive shite zgjedhjet, ne e kemi të qartë po kë pate seksere Lulzim, Kimin apo Belën?
Të gjithë ne donim dhe luftuam që ti të bëheshe Kryeministër.
Vetëm ti nuk deshe.
As z. Kunat dhe as z. Vjehërr.
Pse?
Janë më mirë kështu.
Mbushin xhepat, në murrizin tonë pa firmën tënde por me karrigen tënde.
Deri më 8 janar.
Ps: Gojët e liga thonë se pjesë e pazarit të zgjedhjeve ëdhtë edhe tenderi 20 milion Euro i identifikimit elektronik dhe i votimit elektronik te Njësia Nr. 10. Pse kot mori Ori aq shumë vota aty?
Vijon….
%d bloggers like this: