Dëshmitar në Prokurori për 8 janarin/ Berisha: Jam thirrur nga Rama, Basha vegël e qeverisë

Ish kryeministri Sali Berisha u thirr këtë të enjtë për të dëshmuar në Prokurori lidhur me protestën e 8 janarit. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, para se të jepte dëshminë e tij Berisha tha se është thirrur në organin e akzuës nga Rama, dhe jo nga Basha, duke e cilësuar këtë të fundit si vegël të qeverisë.Ndërkohë Berisha tha se gjykata duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin  e së mërkurës, për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit. Lideri historik i demokratëve njoftoi se do të përgjigjet hollësisht, pasi të dalë nga Prokuroria

%d bloggers like this: