BERISHA: TË LUFTOJMË NDIKIMIN SERBO-RUS POR EDHE ATË TURK, QË VENDOS FENË PARA KOMBIT/ TURQIT I KEMI MIQ, JO VËLLEZËR !

 

“Sot jemi me të njëjtin mision të 30 viteve më parë dhe duhet ta përmbushim atë pa u ndalur”, tha Berisha para mbështetësve të tij në Rrëshen, teksa hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj Lulzim Bashës, si peng i Edi Ramës, si i përfshirë vet dhe bashkëpunëtorët e tij në afera korruptive, ku vecoi masakrën ndaj banorëve të “5 majit”.

Me tej Berisha përmendi raportet e organizatave më serioze ndërkombëtare që tregojnë nivelin alarmant të korrupsionit  në vend. Ballkanin e Hapur, Berisha e cilësoi vendosje të hegjemonisë serbe në rajon e përmes tij edhe hegjemonisë ruse. Problem tepër shqetësues për Berishën është edhe ndikimi i fortë i Turqisë autokrate dhe ekstremiste, e cila nën udhëheqjen e presidentin aktual, ka fenë para kombit, cka synon ta imponojë edhe në Shqipëri. “Turqit i kemi miq, por jo vëllezër” tha Berisha nga zemra e krishtërimit të Shqipërisë, Mirditë.

%d bloggers like this: