Lideri historik i demokratëve Sali Berisha , njëherësh nismëtar i rithemelimit të PD, Sali Berisha po zhvillon “foltoren” në Rrëshen, me qytarët e Mirditës. Temeprarurat disa gradë nën zero nuk i penguan demokratët mirditorë të presin me pjesëmarrje të lartë dhe entuziasëm liderin e tyre. Në fjalën e tij Berisha vuri në dukje rëndësinë e kundërvënjes me cdo mjet ndaj regjimit neodiktatorial, i cili tejkalon për nga e keqja, edhe atë të Ramiz Alisë. “ Ramiz Alia, bëri gjithcka për tu përballur me opozitën e sapo lindur në atë kohë, por nuk e mori peng sic ndodh sot, kur Edi Rama ka marrë peng me afera korruptive kreun e PD, të shkarkuar me 44 mijë vota të anëtarësisë”, tha Berisha.
- Komento
- Facebook Koment