Berisha: 8 janari vetëm fillimi, nuk ndalemi deri në fitoren e ’92. Çlirojmë PD nga bandat e blindat

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, u prit me entuziazëm dhe ovacione në Shkodër, ku mijëra demokrat mbushën sallën, per të  treguar mbështetjen ndaj tij. Nga Shkodra, Berisha ub premtoi demokratëve, se do të clirojë PD nga blindet dhe bandat. Ai tha se 8 janari është vetëm fillimi, dhe paraljmaroi se revolucioni  e protestat paqësore nuk do të ndalen, deri në fitorin e ’92. Ai i beri thirrje demokratëve të heqin dorë nga Lulzim Basha, të cilin e quajti, turpin e historisë. Një apel, ish kryeministri pati edhe për ndërkombëtarët që mbështesin Lulzim Bashën. Sipas tij, Kush servir Lul Bravën si kryetar opozite, tallet me shqiptarët.Teksa tha se oret e demokracisë në vend janë kritike, Berisha kërkoi edhe ndihmë nga emigrantët shqiptare. Gjatë fjalës së tij, Berisha hodhi edhe akuza të rënda ndaj Edi Ramës, për të cilin tha se është bërë miliarder me paratë e korrupsionit, por edhe të drogës, para që futen në Shqipëri me kontenier. Berisha u zotua, se do vijojë cdo përpjekje kundër aleancës Basha-Rama

%d bloggers like this: