Bashkitë pa kryetarë/ Nga Shkodra, Durrësi tek Lushnja: Ja bashkitë që pritet të hyjnë në zgjedhje të pjesshme vendore

Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Dibra dhe Lushnja  janë 5 nga 61 bashkitë, që aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të zgjedhur nga qytetarët. Në votimet monopartiake të 30 qershorit, I zgjedhuri i Ramës në krye të bashkisë Shkodër ishte, Valdrin Pjetrit por ai dha dorëheqjen, për shkak se prekej nga ligji i dekriminalizimit. Për pasojë Voltana Ademi, vazhdon të drejtoi bashkinë më të madhe në veri të vendit.Pak ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, për shkak të një deklarate  aspak etike per nje zyrtare, e cila tha se priste me shume viktima nga fatkeqesia, kryetarja e zgjedhur e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen. Ajo u zëvendësua fillimisht në postin e nënkryetares e më pas atë të kryetares nga Emirjana Sako.Edhe Bashkia e Vorës, për shkak të problemeve të Agim Kajmakut me drejtësinë, pas një kalvari të gjatë emërimesh shkarkimesh e dorëheqjesh të drejtuesve të emëruar të saj, ka sot një tjetër të emëruar dhe jo të zgjedhur, Gentian Picarin.Pas ndarjes së papritur nga jeta të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë, sot ajo drejtohet nga nipi i tij, Edision Memolla, i cili nuk ka mbajtur më herët ndonjë post në këtë bashki.Dionis Imeraj, ish-kryetari i Bashkisë Dibër dha dorëheqjen pak javë më parë për shkak të kandidimit të tij për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Aktualisht kryetar i bashkisë në detyrë është Shkëlqim Murrja.Ndërsa në Lushnje, qeveria vendosi të shkarkojë kryebashkiakun Fatos Tushe pasi ai u arrestua me urdher të SPAK për shkak të  abuzimit me tendera korruptiv. Në krye të Bashisë tashme është emeruar nenkryetarja, Eriselda Sefa.

%d bloggers like this: