Bardhi mesazh drejtuesve të PD në rrethe: Distancohuni nga Sali Berisha/ I përgjigjet Ndoc Ashta: Desh më vratë me 8 janar!

2 dite, pasi drejtuesit e selise blu, hodhen gaz lotsjelles dhe dhunuan demokratte qe kerkuan te hynin ne seline blu, mbeshtetesi kryesor i Bashes, Gazmend Bardhi, u ka derguar mengjesin e se henes, drejtuesve te PD ne rrethe, te distancohen nga lideri historik, Sali Berisha. Këtë e ka deklaruar sot Ndoc Ashta, nënkryetar i PD-së në Shkodër. Ne pergjigje te ketij mesazhi, Ashta i kujton Bardhit, se me 8 janar, ishin pikerisht ai dhe mercenaret e Lulzim Bashes, qe i rrezikuan jeten

Më poshtë, vjen përgjigja publike e Ndoc Ashtës ndaj Gazment Bardhit:

Të nderuar miq.

Sot në orët e para të mëngjesit Gazment Bardhi me nisi një mesazh ku na kërkonte ti premtonim, se do distancohemi nga Berisha dhe mbështetësit e tij.

Përgjigje.

Unë jam Ndoc Ashta anëtar i PD-së që në mars 1991 aktualisht N/Kryetar i Degës së PD-së Shkodër.

Kam lindur në një familje që regjimi i hoxhës na ka vrarë me gjyq e pa gjyq 11 veta gjatë viteve 1946 -1990, e disa prej tyre nuk ju dimë as varret.

Ndërsa me 8 janar 2022 dora kriminale e juaja dhe padronit tuaj Basha, desh na vrau edhe 5 pjesëtarë të tjerë të familjes sonë në oborrin e shtëpisë tonë të dytë, selinë e PDSH-së.

Ne ishim aty të kërkonim gjënë me të legjitime: forca e votës sonë të mos kthehet në fuqinë e përjetësimit të pushtetit të Ramës, që demokratët të mos përçahen, që me votën tonë të zgjedhim drejtuesit e përfaqësuesit tanë  e të respektojmë vullnetin e votën e anëtarësisë, midis mijëra demokratëve të pranishëm.

Në befasi e pabesi të plotë nga dyert e dritaret e selisë së PD u vërsulën deputetët, kryetarët e degëve të rretheve, familjarët e miqtë e tyre duke hedhur  helm, gaz lotsjellës, bishta veglash e inerte të shumëllojshme mbi kokat e trupat tonë.

Këto kanë ndodhë para se terrori policor të vepronte  nga marrëveshja Rama-Basha apo Bardhi- Çuçi.

Unë dua të denoncoj publikisht edhe ligjërisht, terrorin që ju që ishit brenda selisë së PD-së, ushtruat ndaj nesh, ndaj nesh që ju kemi votuar e mbështetë prej vitesh.

Ju,  banditët e mbyllur në seli na sulmuat, na dëmtuat shëndetin e na rrezikuat jetën dhe për këtë duhet të përgjigjeni edhe ligjërisht.

Dhuna u provokua e u zbatua kundër mijëra anëtarëve të PD-së, me vullnet e organizim e parapërgatitje nga ju  që ishit në selinë e PD-së, të mbështetur nga njerëz që nuk kanë as funksione as lidhje me PD.

Dëshmitar të kësaj skene kriminale, janë mijëra demokratë, qytetarë e kalimtarë të zakonshëm, biznese e familjarë që jetojnë e punojnë në atë periferi, mediat të shumta, gazetarë e korrespondentë të pranishëm. Organet ligjëzbatuese duhet të veprojnë në përmbushje të ligjit, të dënojnë të gjithë ata që e filluan dhe e zbatuan terrorin vrastar me 8 janar 2022 kundër nesh e demokratëve të thjeshtë, në oborrin e shtëpisë sonë.

%d bloggers like this: