Mengjesin e sotëm Athina është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm në një pallat 6-të katësh në rrugën Avenue Syggrou.
Sipas mediave greke, shperthimi ka ndodhur pak pas orës 06:00, ku ka mbetur i plagosur një i moshuar i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve
Autoritetet po hetojnë nëse shpërthimi ka ardhur nga një lëndë eksplozive apo nëse ka qenë një incident. Dëshmitarët janë shprehur se shpërthimi u dëgjua edhe në periferi të Athinës duke shkaktuar panik tek qytetarët, por forcat e policisë dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe kanë vënë nën kontroll situatën.