554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut/ Meta: Frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka përkujtuar këtë të hënë 554-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, duke theksuar se falë punës së tij do të mbetet shqiptari më i gjallë. “Kryeheroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, krenaria dhe fuqia, trimëria dhe guximi, frymëzimi dhe lavdia jonë e çdo epoke, do të mbetet përjetë shqiptari më i gjallë ndër nesh!”, thekson Meta.  Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Presidenti shkruan se vepra e pavdekshme e simbolit më përbashkues, që përcaktoi përgjithmonë përkatësinë tonë europiane do të na udhëheqë gjithmonë në çdo përpjekje për liri, sovranitet dhe dinjitet kombëtar.

%d bloggers like this: