Votoi në bar “Amerika”, Berisha hedh poshtë spekulimet për provokim: Është një vend që admiroj/ Rama avokat i Bashës

Pasi votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës, në bar “Amerika” përballë ambasadës amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha, u ndal në një prononcim për mediat nga ku deklaroi se sot demokratët votojnë për lirinë e tyre pas 30 viteve.

Ditë historike për lirinë, shpresën e partisë demokratike, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie politike për të shkarkuar peng-kryetarin me fjalë të tjera atë që do hyjë në analet e historisë si Lulzim brava. Nëqoftëse ky është referendumi i parë për një vendim historik, ju rikujtoj këtu se në 2009-ën është mbajtur një referendum tjetër ku anëtarësia është ftuar nga kryetari për të mos votuar për kryetarin. I lutem cdo shqiptari të krahasojë dy botë, atë të lirisë dhe autokracisë. Rikujtojmë edhe një herë se ky është referendumi i shpresës dhe lirisë”, tha Berisha.

Spekulimeve nëse votimi në bar “Amerika” ishte provokim Berisha iu përgjigj: “Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Berishën. Amerika është një vend që admiroj, nuk mund të ketë…Nga ky bar i vogël këtu u dërgohet një mesazh mbarë forcave konservatore në Evropë dhe SHBA, se këtu anëtarësia po ushtron votën e saj të lirë, kundër një kryetari që u mor peng dhe pësoi metamorfozën fatale që nuk e gjen as në romanin e Kafkës, metamorfozën e bravës”.

Berisha komentoi edhe daljen e djeshme të Ramës në emisionin “Zonë e Lirë” ku kryeministri veshi kostumin e analistit, duke u shprehur se kreu i qeverisë pësoi një metamorfozë të tmerrshme duke u shndërruar në avokat të Bashës.

Ju e patë vetë mbrëmë se si Edi Rama…Nëse Basha pësoi metamorfozën e bravës. Rama pësoi një metamorfozë të tmerrshme në një studio televizive, si e si të shndërrohej në avokat të tij. Po dridhen themelet e narko-shtetit. Është thirre një protestë me urgjencë. Një axhendë e papritur e Sllobodanit të ri për Ballkanin e Hapur që është projekt i hegjemonisë serbe, është aleancë destablizuese për Ballkanin, është vendosje e Kosovës në darën e klikave. Shënon një kundërshti të hapur ndaj nismës së Berlinit që është projekt i BE-së. është shndërrim i rajonit në zonë influence të Rusisë. Shqiptarët janë të gjithë në orën 16:00 në Tiranë në një protestë të fuqishme”, tha ai.

%d bloggers like this: