Vendi ynë pikë kyçe në trafikun e lëndëve narkotike/ Kapen 1.5 ton hashash nga Shqipëria në Turqi

Shqipëria vijon të jetë pikë kyçe në rrjetin e trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. 1.5 ton hashash që ishte nisur nga vendi ynë Shqipëria është sektuastruar në Turqi këtë të martë. Lënda narkotike u sekuestrua në një zonë të pyllëzuar, pranë bregdetit, në Muğla Fethiye. Deri më tani raportohet se janë arrestuar tre persona që të tre shqiptarë, sidhe janë sekuestruar edhe tre armë zjarri që ata i kishin me vete. Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore. Në këtë mënyrë është rikthyer linja e vjetër e trafikut të drogës me gomone nga Shqipëria drejt Turqisë. Vendi ynë ka rezultuar në raporte ndërkombëtare se e dyta në botë për kultivimin e kanabis, çka ka rritur ka rritur korrupsionin në nivele shqetësuese, në një kohë ku qveritarët pretendojnë të marin hapjen e negociatave për anëtarësim në Be, po kjo gjë ka shume pak gjasa të nodhë për sa kohë vendi ynë prodhon krim.

%d bloggers like this: