Situata me pandeminë/ OBSH: Vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit

Teka mbarë bota po përshkllëzon masat si pasojë e variantit më të fundit të Covid, i jnjohur si Omicron, duke kufizuar udhëtimet e bërë të detyrueshëm për qytetarët, Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Europën Hans Kluge, ka deklaruar se vaksinimi i detyrueshëm duhet të jetë zgjidhja e fundit. “Vaksinimi i detyrueshëm është zgjidhja e fundit që çdo qeveri duhet të mendojë dhe diçka e tillë duhet të zbatohet vetëm kur të gjitha alternativat e tjera të jenë ezauruar,” tha Kluge.

I së njëjtës linje ishte dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Slloveni Vaksinimi e cila e shpalli në kundërshtim me parimet kushtetuese të të drejtave të njeriut. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese sllovene bëhet precedent i parë në BE, në kontrast me vendimin edhe të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Europa është një nga kontinentet më të prekura nga Covid. Shumica e vende kanë rikthyer masat, duke ndaluar edhe udhëtimet me disa vende të Afrikës së Jugut. Austria është vendi i parë në BE që ka bërë detyrim vaksinimin, nga 1 shkurti i 2022, ndërsa Gjermania, Italia dhe Franca po përgatiteten të marrin të njëjtin vendim çka ka sjellë protesta masive të qytetareve në këto vende.

 

 

 

%d bloggers like this: