Shtuan emra në lista/ Ku ishin ulur 5004 delegatë? Bardhi justifikohet: Kanë qenë të shpërndarë kudo, për votën nuk u kemi vendos GPS njerëzve

Teksa mediat ngritën pikëpyetje të shumta lidhur me deklaratën e Jemin Gjanës se në sallën e Kuvendit të thirrur nga Basha ka pasur 5004 delegatë, në një kohë ku salla mban rreth 2000 të tillë, Sekretari i kësaj force politke Gazment Bardhi përmes një konference pët shtyp i ka mshuar deklatës duke u justifikuar se anëtarët kanë qenë të shpërndarë kudo në pjesët e brendshme të pallatit. Pyetjeve lidhur me këto paqartësi Bardh u përgjigj;

“I numëruat ju, në pamje, ka pasur edhe persona që kanë qëndruar në këmbë në të gjithë pjesën e brendshme të pallatit. Për shkak të kapacitetit të sallës, ka pasur delegatë edhe në ambientet jashtë kësaj salle”, tha Bardhi.

Ndërsa i vendosur përballë faktit se delegatët që ishin jashtë salle nuk kanë votuar, Bardhi u shpreh se nuk u kishte vendosur GPS njerëzve.

I pyetur se çfarë funksionesh kanë në PD, delegatët e Kuvendit të Bashës, Bardhi u shpreh se ‘funksioni i tyre është anëtar i Kuvendit Kombëtar”.

%d bloggers like this: